Struga kampione në Maqedoninë e Veriut për herë të parë në histori të klubit. Kjo skuadër nga 28 ndeshje aktualisht ka tubuar 62 pikë, duke lënë pas Shkupin.
Në Kosovë titullin po e kërkojnë Drita dhe Ballkani, ndërsa luftë e fortë është edhe për dalje në Evropë si dhe për ekzistencë.
Basketbolli kosovar po prodhon super finale në duelet Peja – Trepça. 1 me 1 është aktualisht rezultati i këtyre ndeshjeve finale, ajo e radhës zhvillohet të enjten në Mitrovicë nga ora 20:00.
Për këto tema diskutohet sonte në Sports Show nga ora 22:30 me këta të ftuar: Naim Hajrizi - ish basketbollist i Trepçës, Arber Elshani - ish pjesëtar i KB Peja, Besar Isaku - drejtor KF Struga, Ardian Llumnica - analist i futbollit, Arlind Sadiku - komentator dhe Petrit Hadri - ekspert i referimit.
●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.