Këtë të diel në emisionin Sports Show në Klan Kosova do të flitet kryesisht për ndeshjet e ekipeve kosovare në kuadër të garave të UEFA-së.
Ballkani, Drita, Gjilani dhe Dukagjini janë ekipet që do ta përfaqësojnë Kosovën në ndeshjet ndërkombëtarë, në këtë rast Ballkani në Ligën e Kampionëve dhe tri tjerat në Ligën e Konferencës.
Do të realizojmë edhe një intervistë me trajnerin Zekirija Ramadani i cili ka marrë drejtimin e ekipit Ohod, të Ligës së Dytë në Arabinë Saudite.
Të ftuar janë: Zekirija Ramadani, Altin Merlaku, Ardian Llumnica, Arben Zeqiri, Muhamet Dragusha, Kushtrim Reshitaj dhe Arbon Flugaj.
●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.