Sporti ka shumë përfitime fizike, zhvillimore, psikologjike dhe sociale sidomos kur merremi me të që nga fëmijëria.
Të luash një sport si fëmijë ndihmon të kontrollosh dhe të kanalizosh ndjenjat negative në një mënyrë pozitive.
Poashtu luajtja e një sporti, ndihmon në krijimin e elasticitet dhe të rritjen e vetëbesimit.
Pjesëmarrja në sport mund të na ndihmojë të ndihemi më në formë, më të shëndetshëm dhe të fortë në mendje.
Sporti mund të jetë gjithashtu argëtues, veçanërisht kur luhet si pjesë e një ekipi, me familjen ose miqtë.
Më shumë rreth benefiteve të sportit na shpjegon dhe doktoreshë Rita Parashumti në intervistën e saj për Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=uE_9opFTIYY
●●●
EKSHKRIMI NGA
Ernata Koliqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.