06.03.2021 · përditësuar para 1948 dite1 min lexim
Steven Spielberg dhe Vëllezërit Duffer po e adaptojnë romanin “The Talisman” të Stephen King-ut për Netflix.
Romani fantastiko-epik ishte publikuar më 1984 dhe rrëfen tregimin e një djaloshi 12 vjeç që nis një rrugëtim për ta shpëtuar nënën që po i vdes.
“The Hollywood Reporter” raporton që Spielberg-u i gëzon të drejtat për këtë film që nga viti 1982, dy vjet para se vetë libri të publikohej.
Ndërkaq, producenti ekzekutiv i “Stranger Things”, Curtis Gwin, pritet ta shkruajë dhe ta udhëheqë serinë që do të jetë e prodhuar pikërisht nga vëllezërit Duffer bashkë me Spielberg-un.
https://www.youtube.com/watch?v=9LHFRF0mVho
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.