Mbrëmja e sontme e Champions Leagues, ka dhuruar spektakël për adhuruesit e futbollit duke u shënuar shumë gola.
Nëntë ndeshje, secila më interesante se tjetra, ku spikatë përballja mes Club Brugge dhe Barcelonës e cila përfundoi 3:3.
Të dy skuadrat, herë njëra e herë tjetra kalonin në epërsi.
Manchester City e mposhti bindshëm Borussia Dormundin 4:1, njofton Klankosova.tv.
Inter fitoi 2:1 ndaj Kairat Ahmatyt, derisa Galatasaray e 'gjunjëzoi' Ajaxin me rezultatin 0:3.
Minimalisht me rezultat 1:0, fituan Fafos, Bayer Leverkusen dhe Atalanta ku luan edhe Berat Gjimshiti.
E Chelsea nuk mori më shumë se një barazim 2:2 ndaj Qarabagut.

●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.