NBA ka nisur dhe po dhuron ndeshje të bukura dhe interesante në këtë fillim të edicionit të 75-të jubilar.
Pas dy netëve të para të ndeshjeve befasitë ishin të shumta, por nuk mungoi në asnjë moment spektakli e madje nuk munguan as atraktivitetet dhe shënimet e bukura.
Të premten me fillim nga ora 04:00 e mëngjesit mund ta përcillni duelin mes Los Angeles Clippers dhe Golden State Warriors, i cili vjen në Art Sport 1 nën komentimin e Petrit Zeqirit.
Warriors kanë mposhtur në natën e parë skuadrën e Lakers madje Steph Curry realizoi triple-double, ndërsa nga ana tjetër Clippers akoma nuk kanë bërë debutimin sezonal.
5-shet e mundshme startuese:
Warriors: Curry, Poole, Wiggins, Green, Looney
Clippers: Jackson, Bledsoe, George, Morris Sr, Zuba
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.