Lajmet e fundit

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë caktuar një avokat të ri kujdestar për të dënuarin Salih Mustafa.
Bëhet fjalë për Laurens van Puyenbroeck, i cili është caktuar në këtë detyrë më 26 janar, përcjell KlanKosova.tv.
“Më 26 janar 2024, Sekretari caktoi z. Van Puyenbroeck si avokat kujdestar të z. Mustafa. Van Puyenbroeck është pranuar në listën e avokatëve në përputhje me nenin 7(3) të Direktivës për avokatin dhe vazhdon të përmbushë kërkesat e Seksionit 5 të Direktivës për Mbrojtje”, thuhet në vendim.
Paneli i Gjykatës Supreme një ditë më parë kishte lëshuar një vendim për konflikt interesi për avokaten mbrojtëse, Venkateswari Alagendra, duke deklaruar se vendimi i regjistruesit për Alganderën nuk ka efekt ligjor, duke kërkuar emërimin e avokatit kujdestar.