Cilësohet si një nga sfidat më të vështira.
Kjo pasi pengesat gjatë rrugës nuk i përballon çdo njeri.
Bile, gara Spartan është një nga ngjarjet më të mëdha sportive në sportin e fitnesit.
Aty vlerësohen mirëqenia trupore, fuqia dhe qëndrueshmëria.
Kushtet për një ngjarje të tillë i plotësoi studenti i Edukimit Fizik dhe Sportit në Universitetin e Prishtinës, Shkëlqim Hetemi.
Bile, ky i fundit e zuri vendin e parë në shkretëtirën e Abu Dabit, përtej 25 pengesave në një distancë prej 10 kilometrash duke i mposhtur pjesëmarrësit e grupmoshave 25 deri në 29 vjeç.
Atleti nga Ferizaj për Minuta e Fundit në Klankosova tregoi për eksperiencën e tij në shkretërtirat e Abu Dhabit.
Krenar me suksesin e studentit të Universitetit të Prishtinës është edhe dekani i Fakultetit të Shkencave Sportive, Musa Selimi.
Gara e radhës e Shkëlqim Hetemit në Spartan Race është në fillim të vitit 2023.
https://www.youtube.com/watch?v=sxrnBAsyios
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.