Spanja ka lëshuar alarmin për pjesën më të madhe të vendit, pas një vale të dytë të nxehtësisë që pritet ta godasë këtë shtet.
Agjencia shtetërore e motit në Spanjë ka paralajmëruar ekstremin e të nxehtit me temperatura maksimale prej 42–44 °C që priten deri të martën.
Sipas agjencisë, temperaturat ekstreme do të nisin nga e hëna, derisa nga e marta ato pritet të shkojnë deri në 44ºC.
Këto temperature pritet të godasin disa rajone.
Ndryshe, Spanja edhe ditë më parë ishte përfshirë nga i nxehti i madh, ku si pasojë e kësaj mbi 1 mijë persona kanë humbur jetën, derisa ky vend kishte regjistruar gjashtëmujorin e parë më të nxehtë në histori, sipas autoriteteve. /Klankosova.tv
●●●
NSHKRIMI NGA
NaimS
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.