Spanja ka mposhtur Lituanin, duke kaluar në çerekfinale të Eurobasketit, që po mbahet në Gjermani.
Spanjollët fituan ndaj lituanëve me rezultat 102-94, transmeton Klankosova.tv.
Fillimisht, në çerekun e parë ishin më të mirë pala mysafire, pasi e fitoi me rezultat 20-19, dhe në atë të dytin gjithashtu 25-21.
Në pjesën e dytë, çereku i tretë u mbyll baras 23-23, derisa çerekun e katërt Spanja triumfoi me rezultat 20-15, kështu duke e dërguar ndeshjen në vazhdime.
Në vazhdime, Spanja ishte më e mirë, pas në fund fitorja iu takoi, me rezultatin përfundimtar 102-94.
Më i miri te Spanja, ishte Lorenzo Broën, me 28 pikë, tetë asistime dhe tri kërcime. /Klankosova.tv/
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.