Kombëtarja e Spanjës po përgatitet për Kupën e Botës, ndërsa trajneri Luis de la Fuente përballet me dilema për në qendër të mbrojtjes.
Forma jo e që ndrueshme e Dean Huijsen te Real Madrid dhe rënia e nivelit të lojës së Robin Le Normand te Atletico Madrid kanë hapur debat për alternativa të reja.
Në skenë kanë dalë dy talentë të rinj, Marc Pubill dhe Pau Cubarsi. Pubill po bind me forcën fizike dhe sigurinë në duele, ndërsa Cubarsí vazhdon të shkëlqejë me pjekurinë taktike dhe ndërtimin e lojës.
Gjithnjë e më shumë po shtohet ideja që kjo dyshe e re të jetë zgjedhja titullare e Spanjës në Botëror, si një hap drejt rinovimit të mbrojtjes për të ardhmen. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.