Basketbollistët e Spanjës janë gjysmëfinalen e Kampionatit Europian.
Ata triumfuan ndaj Greqisë me rezultat 73:71, transmeton Klan Kosova.
Spanjollët udhëhoqën me 69:63 para minutës së fundit. Greku Calathes shënoi, kurse Gasol e humbi njërën nga gjuajtjet e lira për 70:65. Në 24 sekondat e fundit Calathes shënoi treshe për -2 të Greqisë.
Por, Pau Gasol ishte i saktë nga dy gjuajtjet e lira për 73:71.
Në sekondën e fundit, Antetokounmpo i Greqisë gjuajti për tri pikë por nuk qëlloi.
Spanjollët do të takohen me fituesin e duelit mes Francës dhe Letonisë.
https://www.youtube.com/watch?v=qTu-GUZAIDw
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.