Spanja është rikthyer si mbretëreshë e Europës. Furija e kuqe ka mposhtur në finale të Eurobasketit Lituaninë me rezultat 80-63 . Spanja filloi jo mirë kampionatin, por mbizotëruesja e viteve të fundit në basketbollin europian shpejtë u këndell dhe vazhdoi me seri të fitoreve.
Kombëtarja spanjolle e fitoi këtë trofe edhe në vitet 2009 dhe 2011, kjo tregon për ecurinë e suksesshme në arenën ndërkombëtare.
Paul Gasol është shpallur lojtari më i mirë i këtij kampionati, ku kundër Francës arriti pikun e tij me 35 pikë dhe në finale kundër Lituanisë shënoi 25 pikë.
●●●
AFSHKRIMI NGA
Arbër Fetahu
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.