Trajneri i Juventus, Luciano Spalletti, ka reaguar pas barazimit 1-1 në shtëpi ndaj Hellas Verona, duke pranuar se skuadra e tij nuk arriti të kontrollojë plotësisht ndeshjen.
“Ndodh që ndonjëherë të bëhesh një gjë e vogël dhe nuk mund të kontrollosh gjithçka, por duhet të mbash mendjen të kthjellët. Ne pothuajse kontrolluam gjithçka, por jo mjaftueshëm,” u shpreh Spalletti.
Ai theksoi se Juventusi duhet të kishte marrë fitoren: “Duhej ta fitonim ndeshjen, por nuk ia dolëm. Ka zhgënjim dhe keqardhje. Me më shumë qartësi mund ta kishim vënë ndeshjen nën kontroll.”
Trajneri italian shtoi se ekipit i mungoi një mesfushor me tipare sulmuese, i aftë të operojë në hapësira të ngushta, duke ndikuar në organizimin e lojës dhe finalizimin e aksioneve.
Duke folur për repartin ofensiv, Spalletti komentoi edhe për sulmuesit, mirëpo pa përmendur minutat e mirë të Zhegrovës.
“David është lojtar që manovron dhe shpërndan topin, por nuk është tip ‘thyes zone’. Nëse je më ofensiv, duhet të sulmosh brenda zonës. Kenan Yildiz nuk ishte në formën e tij më të mirë.”/Klankosova.tv
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.