Luciano Spalletti nuk po i jep shumë hapësira në fushë Edon Zhegrova, por kjo nuk nënkupton se mes tyre ka probleme te Juventus.
Përkundrazi, së fundmi është raportuar një moment simpatik dhe komik mes tyre, transmeton Klankosova.tv.
Dyshja është parë duke dalë nga qendra stërvitore e klubit, ku po përfundonin seancën stërvitore dhe po ndaleshin për të dhene nënshkrime për tifozët.
Në momentin kur Zhegrova po përshëndeste disa tifozë që kishin dalë për ta takuar, për fotografi dhe nënshkrime, Spalletti është parë duke bërë shaka, duke u bërë sikur po tentonte “t’ia merrte veturën” yllit kosovar.
Ky gjest nga trajneri italian, është duke u konsideruar si një atmosferë e bukur si dhe duke shuar zërat e raporteve se dy palët kanë tensione ndërmjet vete.
●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.