Fitorja e dytë radhazi për Juventusin në kampionat, e treta duke përfshirë edhe atë kundër Pafos në Champions League.
Conceição dhe Openda i dhuruan suksesin skuadrës së Spallettit, i cili pas vërshëllimës përfundimtare komentoi paraqitjen e ekipit të tij për Sky Sport.
“Ka momente kur e vëmë veten në vështirësi me topa të rrezikshëm në fazën mbrojtëse, nëse humbasim kontaktin, atëherë kundërshtarët gjejnë hapësira", tha Spalletti.
Trajneri i "bardhezinjve" vazhdoi duke folur për yllin turk Yıldız dhe reprezentuesin tonë Edon Zhegrovën.
“Kundërshtarët e tij e dinë sa i fortë është, madje më shumë se vetë ai. Të tjerët kanë një perceptim të saktë të forcës së tij. Kur luan kundër skuadrave të nivelit të lartë dhe të trajnuara mirë, nëse mungon edhe faza mbrojtëse, atëherë pëson. Zhegrova këtë nuk di ta bëjë. Ai nuk mund ta bëjë atë punë për gjithë ndeshjen. Vrapon mbrapa një herë, dhe ka të bëjë gjithmonë me krijimin e momenteve për t’u shmangur nga kundërshtarët”, deklaroi Spalletti.
Juve me fitoren ndaj Romës renditet në vendin e pestë me 1 pikë më pak sesa vendi i katërt që mbahet pikërisht nga "Giallorossët".
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.