Dy skuadrat kosovare, Golden Eagle Ylli dhe Peja kanë arritur në finale të “Final Four” të Ligës Unike, në edicionin e parë të këtij lloji të organizuar nga Federata e Basketbollit të Kosovës.
Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 20:45, e cila do të transmetohet direkt në Klan Kosova dhe në Artmotion.
Skuadra nga Suhareka erdhi në finale pasi e mposhti skuadrën nga Shqipëria, Teutën me rezultat 84-82, kurse Peja triumfoi ndaj Prizrenit 16 me rezultat 98-94.
Para finales, duke filluar nga ora 17:00 do të zhvillohet ndeshja për vendin e tretë ku do të ballafaqohen Teuta me Prizrenin 16.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.