Superkupa e Kosovës në Basketboll vazhdon sot me dy ndeshje për një vend në finale.
Në ndeshjet e çerekfinaleve, Prizreni 16 ka shënuar fitore ndaj Dritës me rezultat 106-69, Peja e mposhti Sigal Prishtinë 83-76, teksa Golden Eagle Ylli e mundi Bashkimin me shifrat 93-73, ndërsa Trepça e ka mundur Rahovecin 71-75.
Sot do të zhvillohen dy ndeshjet për një vend në finale.
Prizreni 16 me Pejën me fillim nga ora 16:00, teksa në ndeshjen tjetër Trepça dhe Golden Eagle Ylli në mbrëmje nga ora 19:00.
Për shkak të masave të reja anti-Covid, ndeshjet do të zhvillohen pa shikues. /Klankosova.tv./
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.