Superkupa e Kosovës në basketboll po vazhdon të sjellë ndeshje fantastike për adhuruesit e këtij sporti.
Sot do të zhvillohen edhe dy ndeshje tjera të nxehta në gjysmëfinale të kësaj gare, raporton Klankosova.tv.
Nga ora 17:00, në kryeqytet ballafaqohen mes vete Golden Eagle Ylli dhe Sigal Prishtina.
Fituesi ndërmjet tyre e pret në finalen e madhe Trepçën ose Bashkmin, të cilët takohen sonte prej orës 20:00.
E finalja e Superkupës kosovare zhvillohet të dielën nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Klankosova.
●●●
SKSHKRIMI NGA
S K
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.