Dy ndeshje do të zhvillohen sot në kuadër të javës së 27-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Kampionit në fuqi i është shkëputur Drita me 16 pikë avantazh në krye të tabelës ndonëse me një ndeshje më shumë të zhvilluar, andaj kërkon një fije shprese me një triumf ndaj rivalit lokal.
Në anën tjetër, Suhareka mund të jetë frymëzuar nga trepikëshi kundër Malishevës në ndeshjen e shkuar dhe kërkon pikë ndaj Xhebrailave në luftën e saj për mbijetesë pasi zë vendin e shtatë me 32 pikë po aq sa Dukagjini që zë të tetin në zonën e rrezikut.
Ndërkaq, është interesant tek përballja Gjilani-Ferizaj ku pritet të shihet se a janë njëmend të barabarta forcat e tyre apo njëra do t’ia marrë anën tjetër, pasi që të dyja ndodhen në vendin e pestë, respektivisht të gjashtin me pikë të njëjta, 35.
Këto dy përballje luhen nga ora 15:00 dhe emetohen në platformën më të madhe në vend, Art Motion.
Ballkani-Suhareka jepet në Sport 1 me komentimin e Arbon Flugajt, ndërkaq Gjilani-Ferizaj në Sport 2 me komentimin e Andin Lokajt.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.