Promovimi i librit “E kaluara si strehë: Gjinia, migrimi dhe ideologjia te shqiptarët e Kosovës” e autores Janet Reineck, bëhet sot nga ora 17:00 në librarinë Dukagjini, në Prishtinë.
Libri bazohet në kërkimet e viteve 1980 dhe flet për traditat shqiptare dhe botëkuptimin, duke parë strukturat e farefisnisë, rregullat e Kanunit që rregullojnë familjen e gjerë, zakonet e dasmës, rolet e grave dhe qëndrimet për martesat e rregulluara dhe edukimin e vajzave. Ai gjithashtu eksploron ndikimin e migrimit në identitetin shqiptar dhe efektin që ka pasur në ruajtjen e vlerave dhe sjelljes tradicionale në rajonin e Opojës. Hyrja është një koment për transformimin e jashtëzakonshëm të Kosovës në 30 vitet e fundit - fitoret dhe sfidat.
Në promovim do të ketë diskutim për librin me antropologët: Janet Reineck, Arsim Canolli dhe Lumnije Kadriu e cila është edhe përkthyese e librit në gjuhën shqipe.
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.