“Galeria Dodona” me autore Alisa Canaj-Maliqi, është libri që do të promovohet sot në orën 19:00, në librarinë “Dukagjini”.
Ky libër bazohet në publikimin “Dekada e Dodonës” (Prishtinë, 2002), kushtuar 10-vjetorit të themelimit të teatrit “Dodona” (1991-2001), e fokusuar në aktivitetet e Alisa Canaj-Maliqit si drejtore e galerisë “Dodona”, si dhe punën si skenografe dhe kostumografe në teatrin “Dodona”. Në këtë publikim janë listuar të gjitha kontributet e Alisës, të cilat i ka realizuar me programet e “Dodonës”, sikundër edhe disa refleksione të mëvonshme, shkrime autoriale dhe intervista të papublikuara më parë, transmeton Klankosova.tv.
Libri “Galeria Dodona 1997-1999” është homazh për Faruk Begollin dhe rikujtim për shoqërinë se kontributi i tij artistik s’duhet të harrohet kurrë. Gjithashtu, merita të mëdha për projektin kulturor të viteve ‘90 që pasqyrohet në këtë libër ka edhe Agim Lluka. Andaj, ky libër i kushtohet përzemërsisht edhe lavdisë dhe kujtimit të tij.
Për të diskutuar rreth librit, në panel do të jenë: Alisa Canaj-Maliqi, autore e librit, Mehmet Behluli, artist pamor, Vesa Sahatçiu, magjistre e historisë së artit dhe Lura Limani, shkrimtare, kritike letrare.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.