Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se për ditën e sotme nuk do të ketë kufizime të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me peshë mbi 20 tonë.
Sipas njoftimit të ministrisë, bazuar në parashikimet zyrtare të temperaturave, nuk pritet të plotësohen kushtet për zbatimin e masave të përkohshme të kufizimit të qarkullimit.
“Ministria do të vazhdojë të monitorojë çdo ditë parashikimet meteorologjike dhe do të njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë për çdo rast kur plotësohen kushtet për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në komunikatën për media./Klankosova.tv
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.