Për herë të parë, Prishtina do të jetë nikoqire e eventit ‘FISU Kupa Botërore Universitare në Hendboll’, që do të nis sot dhe do të zgjasë deri më 17 korrik.
Rreth 14 ekipe nga universitete të vendeve të ndryshme të botës do të jenë pjesëmarrës, të cilat do të garojnë për të parin në hendbollin universitar.
“Prandaj, Federata e Sporteve Universitare të Kosovës, si organizatore e këtij eventi, ka kënaqësinë që t’ju ftojë ta përcillni ceremoninë hapëse të Kupës, e cila do të mbahet nesër nga ora 18:00, tek Salla 1 tetori”, thuhet në njoftimin e Federatës, transmeton Klankosova.tv.
Për këtë ngjarje ka shkruar edhe ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, i cili tha se 500 atletë do të marrin pjesë në këtë garë.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.