Lajmet e fundit

Në këtë edicion do të mbahet 18 koncerte dhe mbi 160 artistë të shquar nga skena ndërkombëtare dhe vendore, tryeza diskutimi, punëtori e aktivitete tjera, që do të bashkojnë artistë nga vendi dhe Evropa për të reflektuar mbi dialogun mes traditës dhe modernitetit, marrëdhënien e festivaleve me qytetin, dhe rëndësinë e mbështetjes së artistëve në zhvillim.
Në edicionin e 24-të të festivalit, rikthehet “ReMusica Junior” me një program të veçantë për fëmijë, që përfshin koncerte, punëtori dhe aktivitete interaktive të krijuara, për të nxitur kuriozitetin dhe kreativitetin e tyre, ndërsa platforma “ReNew” vazhdon misionin e mbështetjes së artistëve në zhvillim, poashtu Pocket Concerts sjell koncerte intime në hapësira alternative./Klankosova.tv
