Teatri Shqiptar në Shkup, sot do të realizojë takim komemorativ për nder të jetës dhe veprës së aktorit Luran Ahmeti.
Takimi do të zhvillohet në orën 14:00, në objektin e Teatrit Shqiptar të Shkupit.
Përndryshe, Luran Ahmeti, ndërroi jetë më 25 mars 2021 në moshën 46 vjeçare. Ai ndërroi jetë pas komplikimeve të shkaktuara nga koronavirusi, pas disa ditësh i shtrirë në Klinikën Infektive në Shkup.
Ahmeti është i njohur për rolet e shumta në skenën e teatrit, si dhe rolet e ndryshme në filma, si ato vendore dhe ndërkombëtare, shkruan portalb.mk, transmeton Klan Kosova.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.