Në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, sonte nga ora 20:00 mbahet Festivali Ndërkombëtar i Koreve të Grave.
Edicioni i katërt i këtij festivali hapet me poezinë "Grua" e shkruar dhe interpretuar nga aktorja e njohur, Safete Rogova.
Pjesëmarrës në festival do të jenë Kori nga qyteti i Ferizajt nën udhëheqjen e Lindita Isufit, Kori "Canta Peja" nën udhëheqjen e Melisa Xheladinit si dhe Kori "Lira" nën udhëheqjen e Valire Buzës.
Për shkak të tragjedisë së 21 marsit në Maqedoninë e Veriut, kori St. Zlata Meglenska me dirigjente Letka Dimovska, ka anuluar pjesëmarrjen pasi vendi është në ditë zije për një javë, transmeton Klankosova.tv.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.