Finalja e madhe e Superkupës së Kosovës në basketboll do të zhvillohet ndërmjet Prizrenit 16 dhe Trepçës.
Ndeshja zhvillohet nga ora 17:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, njodton Federata e Basketbollit të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.
Prizrenasit mposhtën Pejën në gjysmëfinale, kurse mitrovicasit për të arritur në finale eliminuan Golden Eagle Yllin.
Pas ndeshjes do të jepet edhe çmimi MVP për lojtarin më të mirë të turneut të Superkupës.
Për shkak të masave anti-Covid 19, finalja, ashtu si takimet tjera zhvillohet pa shikues.
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.