Gara në elitën e basketbollit kosovar rikthehet në aksion sot, me xhiron e 17-të në Prince Caffe Superligë.
Ndeshja e parë e kësaj xhiro zhvillohet mes Rahovecit dhe Trepçës. Vreshtarët janë në vendin e fundit në renditje me dy fitore e 13 humbje, kurse mitrovicasit janë në vendin e katërt me tetë fitore e tetë humbje.
Sot, po ashtu do të zhvillohet takimi mes skuadrave prizrenase, Bashkimi dhe Ponte Prizreni, por kjo përballje zhvillohet në Therandë, për shkak se, palestra në Prizren është në renovim.
Bashkimi ka gjashtë fitore e dhjetë humbje, kurse Ponte Prizreni ka gjashtë fitore e nëntë humbje, transmeton Klankosova.tv.
Prince Caffe Superliga-Java 17
E shtunë
17:00 Rahoveci - Trepça
19:00 Bashkimi - Ponte Prizreni
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.