Sot do të nis xhiroja e 25-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.
Sfida e parë do të zhvillohet në Gjakovë mes Vëllaznimit dhe Trepçës.
Kuqezinjtë ndodhen në vendin e pestë dhe kanë siguruar “Play-off”-in, kurse ‘Xehetarët’ kanë siguruar vendin e parë dhe do të luajnë pa presion. Skuadra nga Gjakova numëron 11 fitore e 13 humbje, kurse ajo nga Mitrovica 22 fitore e dy humbje.
Ndërsa në takimin e dytë, do të ballafaqohet Peja me Golden Eagle Yllin.
Kampionët e Kosovës renditen në vendin e dytë me 17 fitore e shtatë humbje, kurse therandasit janë në pozitën e tretë me 15 fitore e nëntë humbje.
Prince Caffe Superliga-Java 25
E shtunë
17:00 Vëllaznimi - Trepça
19:00 Peja – Golden Eagle Ylli
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.