Nga dita e sotme deri të dielën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë do të mbahet Panairi Dimëror.
Organizuar nga Asociacioni i Agjencive për Zhvillim Rajonal edhe këtë vit ai mbështetet nga zyra e BE-së në Kosovë, njofton Klan Kosova.
Në edicionin e katër të këtij panairi sipas menaxheres së Asociacionit të Agjencive për Zhvillim Rajonal Mrika Macula, do të marrin pjesë 70 biznese nga i gjithë vendi.
Aty do të paraqiten produkte vendore ushqimore e po ashtu edhe punime artizanale.
Macula tha se të gjitha bizneset pjesëmarrëse në panair, janë ato që për zhvillimin e tyre paraprakisht ishin ndihmuar nga Komisioni Evropian.
Ndërkaq për të qenë pjesë e Panairit sipas Maculës atyre iu janë siguruar shtandet falas e po ashtu edhe komuna e Prishtinës ka ofruar vendin pa pagesë për t`u mbajtur ky organizim.
Panairi do të jetë i hapur nga ora 08:00 e mëngjesit deri në 22:00, nga data 16 deri më 18 dhjetor, ndërkaq organizatorët këtë vit presin më shumë se 3 mijë vizitorë sa ishin në edicionin e kaluar, njofton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.