Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi do të marrë pjesë sot në hapjen e Festivalit të Vjeljes së Rrushit “HardhFest”.
“Ju njoftojmë se nesër (2 shtator) në ora 14:00, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi do të marr pjesë në hapjen e Festivalit të Vjeljes së Rrushit "HardhFest" në Rahovec. Ky festival tradicional, i cili organizohet nga Komuna e Rahovecit, edhe këtë herë mbështetet nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural”, thuhet në njoftimin për media të kësaj ministrie.
Ministri Krasniqi edhe ditë më parë i kishte ftuar qytetarët që të jenë pjesë e “HardhFest”, duke treguar se edhe këtë vit do ta mbështesin festivalin, shkruan Klan Kosova.
Ai ka treguar se vitin e kaluar në këtë festival kishte mijëra vizitorë, ndërsa i ka ftuar qytetarët që edhe këtë vit të jenë pjesë e “Hardhfest”.
“Unë ju ftoj që datat 2, 3 dhe 4 shtator t’i rezervoni për "Hardhfest" e të kënaqeni për "kokërr të qefit".
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.