Sigal Prishtina me fitore ndaj Ponte Prizrenit e përmbylli sezonin e rregullt të garave në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.
Bardhë e kaltërit së bashku me Pejën që përfundoi e dyta, kaluan direkt në gjysmëfinale të Playoff.
Aty do të presin fituesit e çerekfinaleve, që fillojnë këtë mesjavë.
Sot me fillim nga ora 20:00 takohen pozita 3, Golden Eagle Ylli me pozitën 6, Vëllaznimin.
Në kampionat, therandasit kanë fituar katër ndeshjet e zhvilluara ndaj gjakovarëve.
Dominuese por jo 100%, ka qenë Trepça ndaj Bashkimit, pasi mitrovicasit kanë fituar 3 nga 4 ndeshjet ndaj prizrenasve.
Këto dy ekipe që përfunduan në pozitat 4 dhe 5, duelin e parë e zhvillojnë të enjten nga ora 20:00.
Kush siguron 2 fitore nga kjo fazë, ballafaqohet në gjysmëfinale me Prishtinën, ndërsa triumfuesi i dueleve Golden Eagle Ylli-Vëllaznimi, përballet me Pejën.
Të gjitha ndeshjet transmetohen në kanalet e sportit të platformës Artmotion.
●●●
SSSHKRIMI NGA
Shpend Spahija
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.