Sot, 8 qershor, shënohet Dita Botërore e Oqeaneve.
Kjo ditë u caktua e tillë nga Kombet e Bashkuara për të mbrojtur oqeanet që nga viti 2009, transmeton Klankosova.tv.
Njerëzit në mbarë planetin organizojnë festime për të mbështetur çdo aksion që mbron ujërat dhe për të kremtuar produktet që ofron oqeani, për ta çmuar vlerën e brendshme të oqeanit.
Oqeani ofron rrugët detare botërore të rëndësishme për tregtinë botërore. Ndotja e ujërave dhe shfrytëzimi i tepërt i peshqve ka rezultuar me rënien drastike të numrit të specieve në oqean.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.