Sot do të zhvillohet finalja e Superkupës së Kosovës në basketboll, mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës, nga ora 17:00.
Ndeshja do të transmetohet direkt në Klan Kosova.
Përballja do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Për të arritur në finale, Sigal Prishtina mposhti Golden Eagle Yllin në gjysmëfinale, me rezultat 82:75, ndërsa Trepça triumfoi ndaj Bashkimit, me rezultat 79:63.
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.