Kolana letrare "Anima", do të promovohet sot në hapësirat e Librarisë “Dukagjini” në Prishtinë.
Për të diskutuar rreth vlerës së veprave të botuara dhe kolanës"Anima" në përgjithësi, në panel do të jenë: Agron Tufa, Agron Gashi, Meliza Krasniqi dhe Adelinë Selmani.
Kolana "Anima" përfaqëson një përpjekje serioze për të sjellë vepra të rëndësishme të letërsisë botërore në shqip. E konceptuar si një kolanë me vlera kanonike, "Anima" paraqet një përzgjedhje të kujdesshme të autorëve të mëdhenj, si Lev Tolstoi, José Donoso, Nikolai Leskov, Miguel de Unamuno, Henry James, Mircea Eliade, Nikos Kazanxaqis, Thomas Love Peacock, G. K. Chesterton, Laurence Sterne, André Gide, si dhe, në edicionin e dytë, Andrei Platonov, Émile Zola dhe Hermann Broch.
Çdo vepër e botuar tek "Anima" flet përtej kontekstit të vet, duke i ofruar lexuesit diçka që mund ta ndiejë dhe ta përjetojë. /Klankosova.tv
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.