Dita e sotme ka një rëndësi të veçantë për të gjithë tifozët e Barcelonës.Pikërisht 126 vjet më parë, më 29 nëntor 1899, u themelua zyrtarisht një nga klubet më të mëdha të futbollit në botë, Barcelona. Klubi legjendar u themelua nga entuziasti zviceran Joan Gamper, transmeton Klankosova.tv
Joan Gamper nuk ishte vetëm themeluesi i Barcelonës. Ai u bë kapiteni i parë i ekipit dhe më vonë shërbeu për disa mandate si president i klubit, duke dhënë një kontribut të paçmuar në rritjen dhe zhvillimin e tij.Sot, më shumë se një shekull më vonë, Barcelona mbetet një nga markat sportive më të dekoruara dhe më të njohura në botë.Vlen të përmendet se në këtë datë historike, Barcelona do të luajë një ndeshje të La Ligës kundër Alavés, me fillimin e planifikuar për në orën 16:15 me kohën e Evropës Qendrore. /Klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
VZ
SHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.