“A Jingle of Memories”, titullohet koncerti i sopranos Urta Haziraj, që u rikthehet kujtimeve kolektive të fëmijërisë me një program festiv për publikun.
“O Holy Night” dhe muzika nga filmi “The Polar Express” të riaranzhuara nga Visar Kuçi, janë vetëm disa nga pjesët që do të shoqërojnë sopranon nga orkestra e formuar enkas për këtë koncert.
Ndërkaq, pjesa më e dashur për të gjithë është paraqitja e korit të fëmijëve “Okarina” nën dirigjimin e Elikona Hysaj Shala.
Koncerti fillon nga ora 19:00, në Teatrin Kombëtar të Kosovës. /Klankosova.tv

●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.