25.09.2016 · përditësuar para 3580 dite1 min lexim
Publiku spanjoll pëlqeu tej mase zërin e një shqiptareje.
Sopranoja, Ermonela Jaho të shtunën ka qenë në qendër të vëmendjes së publikut të atjeshëm, njofton Klan Kosova.
Mijëra qytetarë të këtij vendi mbushen sheshet për ta ndjekur operën “Otello”, ku artistja shqiptare interpretoi rolin kryesor të Desdemonës përkrah tenorit Gregory Kunde që luajti Otellon.
Dhjetëra qytete dhe qendra kulturore anë e mbanë Spanjës u bashkuan me transmetimin e drejtpërdrejtë të operës e cila është shfaqur përmes ekraneve në 140 mjedise publike.
Kronikën e përgatitur nga gazetarja Mejreme Gashi e gjeni më poshtë me të gjitha detajet.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.