Sopranoja kosovare, Marigona Qerkezi, e ka bërë të ditur se sonte do të performojë në teatrin italian Fraschini di Pavia.
Ajo me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se do të luajë rolin e Leonorës nga opera Il Trovatore e G.Verdit.
"Mezi po pres që sonte të interpretoj sërish rolin e mrekullueshëm të Leonorës nga opera Il Trovatore e G.Verdit në Teatro Fraschini di Pavia. Shumë suksese edhe për kolegët fantastik",ka shkruar Qerkezi.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.