Sopranoja e njohur nga Mitrovica, Elbenita Kajtazi, e ka treguar momentin e parë kur ajo ka performuar në skenë.
"Ishte viti 2000 kur për herë të parë u ngjita në skenë në shkollën fillore “Ismail Qemali” në Mitrovicë, ky moment kaq i veçantë do të mbetet në zemrën time si një nga përjetimet më të bukura të jetës time!",ka shkruar Kajtazi me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.
Kajtazi veprimtarinë e saj e nisi në Kosovë, por sukseset e mëdha botërore i ka arritur pasi ishte bartur në Gjermani, transmeton Klankosova.tv.

●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.