Prishtina dhe Bashkimi takohen sonte në Prishtinë në ndeshjen e katërt finale në kuadër të Play Off-it.
Pas tre ndeshjeve të para, Bashkimi udhëheq 2-1 në serin e finaleve.
Ekipi nga Prizreni në rast se triumfon edhe në Pallatin e Rinisë në kryeqytet atëherë do të shpallet skuadër kampione në Superligën e femrave.
Ndërsa nëse KBF Prishtina barazon serinë në 2:2 me një fitore eventuale, finalja e pestë do të zhvillohet në Suharekë të martën e ardhshme.
●●●
ASSHKRIMI NGA
Andi Shabani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.