Sonte zhvillohen katër ndeshjet e fundit të fazës së 1/8 së finales në UEFA Champions League, duke u përmbyllur ndeshjet e para të kësaj faze shumë të rëndësishme të garës.
Në program janë këto përballje:
Bayer Leverkusen – Arsenal
Bodø/Glimt – Sporting CP
Paris Saint‑Germain – Chelsea
Real Madrid – Manchester City
Këto sfida pritet të sjellin emocione të mëdha, sidomos përballja mes Real Madridit dhe Manchester Cityt, që konsiderohet një nga duelët më të fortë të kësaj faze. Ndeshjet e kthimit të 1/8 së finales do të zhvillohen javën e ardhshme ku do të vendosen skuadrat që do të sigurojnë kualifikimin në çerekfinale.
Të gjitha duelet e mbrëmjes do të transmetohen në platformën më të madhe në vend, Artmotion.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.