Tenori nga Kosova, Ramë Lahaj, ka bërë të ditur që sonte, duke filluar nga ora 20:00, në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare në Kosovë, do të mbahet një koncert dedikuar ikonës së muzikës Nexhmije Pagarushës.
"Kanë kalu 2 vite prej kur zemra jonë Nexhmije Pagarusha nuk është më në mesin tonë për të ardhë e për të na mbështetë edhe fizikisht në mbrëmjet tona, ashtu siç bënte dikur edhe pse shëndeti e kishte rënduar", nis postimi i Lahajt në Facebook, transmeton KlanKosova.tv.
"Ajo jeton e frymon rreth nesh, e kemi përditë e në çdo çast me vete përmes thesarit muzikor që ajo na ka lënë. Festivali do të ishte i mangët pa një mbrëmje që i dedikohet të madhes Nexhmije Pagarusha, andaj ju ftoj të gjithëve që sonte ta kujtojmë së bashku muzikën e shpirtin e saj, në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare në Kosovë, prej orës 20:00", ka shtuar ai.
Po ashtu Lahaj ka theksuar se do të nderohet edhe vepra e kompozitorit Çesk Zadeja.
Këtë mbrëmje do të performojnë Arta Jashari, Zana Abazi Ramadani, Mirlinda Koci, Klodjan Kaçani, Armand Likaj dhe Granit Musliu, shoqëruar në piano nga Mennan Bërveniku.
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.