Lajmet e fundit

Sonte në fshatin Gjonaj të Hasit do të nis edicioni i 27-të i Festivalit folklorik "Hasi Jehon" me paraqitjen e Shoqërisë Kulturore Artistike mikëpritëse "Malësori".
Festivali mbahet për tri netë radhazi më 2, 3 e 4 maj në Kodrën e Pajtimit.
"Si zakonisht kemi bërë përpjekje që të jemi në nivelin e duhur të përgatitjes, të pritjes dhe përcjelljes së mysafirëve" ka thënë Haziz Hodaj, drejtor i festivalit.
Në këtë aktivitet kulturor marrin pjesë shoqëri kulturore artistike nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe Shqipëria.
"Numri më i madh i pjesëmarrësve vjen nga Kosova, ndërsa edhe këtë vit me programet e tyre do të prezantohen edhe grupe nga Maqedonia, nga pjesa shqiptare e Malit të zi dhe nga Shqipëria, të cilat shpresoj se me prurjet e tyre do të jenë në nivelin e duhur dhe do t'i përmbahen kritereve e festivalit "Hasi Jehon" - thotë Hodaj.
Sipas organizatorit sivjet përveç ekspozimit të prodhimit të bukës si zeje tradicionale e Hasit dhe ekzpozitës së veshjes hasjane, pranë skenës së festivalit do ta organizohet edhe demonstrimi i gatimit por edhe i punimit me mjetet e duhura deri te finalizimi i veshjes hasjane.
Pos ShKA “Malësorit” që bënë hapjen dhe mbylljen e festivalit marrin pjesë edhe 17 shoqëri kulturore, transmeton Klan Kosova.