Në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” sonte prej orës 20:00 do të mbahet edicioni i 36-të i Festivalit të Zambakut të Prizrenit.
Në këtë edicionin të radhës do të paraqiten 15 këngëtarë.
Festivali i këngës qytetare “Zambaku i Prizrenit”, i themeluar në vitin 1986 në qytetin e Prizrenit, prej vitesh mbetet një prej ngjarjeve më të rëndësishme të muzikës qytetare.
“Zambaku i Prizrenit” ka për mision të ruajë, kultivojë dhe promovojë këngën qytetare si një trashëgimi shpirtërore të brezave, duke u shndërruar në një skenë ku janë ngjitur emra të njohur të muzikës dhe janë prezantuar krijime që sot konsiderohen pasuri të kulturës sonë kombëtare./Klankosova.tv
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.