A gaboi qeveria me koeficientët e vendosur në Projektligjin për Paga?
Si i arsyeton ata dhe mënyrën e përcaktimit të tyre shefi i reformave shtetërore?
Pse s’e pranojnë këtë projektligj sindikatat e arsimit, shëndetësisë dhe drejtësisë?
Deri kur janë të gatshëm të mbeten në grevë mësimdhënësit dhe kirurgët?
Kush jep përgjegjësi për dëmet që pësojnë nxënësit e pacientët nga kjo grevë?
A ka plan qeveria që t’i zgjidhë këto probleme me ligjin?
Çka do të bëjnë grevistët nëse tentohet që projektligji të votohet si i tillë?
Përgjigjet e këtyre dhe shumë pyetjeve tjera jepen sonte në Klan Kosova.
Në Zona B, me fillim në orën 21:00, koordinatori nacional për Reforma Shtetërore Besnik Tahiri përballet me përfaqësues të SBASHK-ut dhe Kolegjiumit të Kirurgëve.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.