Sonte në Galerinë FAB të Universitetit të Arteve në Tiranë do të hapet ekspozita e "Festivalit Ndërkombëtar të Posterit – Prishtina 2025".
Festivali i sivjetëm që është i pesti me radhë zhvillohet nën temën "Demokracia".
“Edicioni i vitit 2025 e kthen festivalin në një platformë reflektimi vizual mbi mënyrën se si demokracia jetohet, sfidohet dhe riformësohet sot — sidomos në Ballkanin Perëndimor, ku tranzicioni politik, kujtesa kolektive dhe aspiratat europiane vazhdojnë të ndikojnë realitetin shoqëror”
“Ekspozita sjell punime nga artistë, dizajnerë, studentë dhe aktivistë nga mbarë bota, të cilët përmes gjuhës së posterit adresojnë çështje si pjesëmarrja qytetare, liria e medias, korrupsioni, përkatësia, kujtesa dhe shpresa. Këto poste¬ra ndërtojnë një portret të një rajoni në dialog të vazhdueshëm me vetveten dhe me botën — duke ekspozuar sfidat, por edhe energjinë transformuese të demokracisë”.
Poashtu bëhet e ditur se “Prishtina 2025” e vendos posterin si medium të mendimit kritik, rezistencës vizuale dhe angazhimit qytetar. Përmes kësaj ekspozite, arti rifiton rolin e tij publik: të pyesë, të kujtojë dhe të imagjinojë.
Kuratore e kësaj ekspozite është Rikke Hansen, transmeton Klankosova.tv.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.