Sonte në emisionin sportiv Sports Show do të diskutohet për përfundimin e edicionit të Superligës së Kosovës në futboll. Ballkani ngriti trofeun e kampionit për herë të dytë rresht, ndërsa nga Superliga ka rënë Trepça ’89 dhe Drenica, kjo e fundit për herë të parë në histori të klubit.
Fushë Kosova dhe Feronikeli 74 janë futur në Superligë nga Liga e Parë, kurse Liria ka mposhtur Ulpianën në barazhin e Ligës së Parë, kurse tash Liria do të luaj kundër Ferizajt për barazhin e Superligës.
Të ftuar në Sports Show që fillon nga ora 22:30 janë kryetari i FC Ferizaj Lulzim Abazi, Granit Begolli trajner i Feronikeli 74, Andin Lokaj komentator, Arben Zeqiri dhe Ardian Llumnica analistë të futbollit dhe Petrit Hadri ekspert i referimit.
●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.