Sonte nga ora 21 në Art Sport 1 dhe dhjetë minuta pasmesnate në Klan Kosova, në kuadër të episodit 466 të ASISTIT, emisionit të parë dhe të vetëm ekskluziv për basketboll adhuruesit e këtij sporti mund të shikojnë shumë tema ekskluzive dhe të veçanta.
E hëna basketbollistike në ASISTIN 466 do të jetë super e pasur. Çka s’ka në këtë episod.
Komplet ajo që ndodhi gjatë Superkupave Mbarëkombëtare për femra dhe meshkuj gjatë javës së kaluar dhe natyrisht, në vendin e kupave, direkt nga Shqipëria në ASIST vijnë fituesit me trofetë e Superkupës Mbarëkombëtare.
Ndërkohë, ASISTI ju sjell tregimin mbi rikthimin e Sigal Prishtinës në Ligën Ballkanike pas mungesës katër vjeçare dhe komplet aksionin e elitës së basketbollit kosovar: analiza, raportet dhe çastet më të bukura të xhiros 6 të Artmotion Superligës.
Në kuadër të bllokut më special dhe unik të basketbollit në vendin tonë, Shqiptarët në Botë, ekskluzivisht për ASISTIN flet Edon Maxhuni i cili po shkëlqen me skuadrën e famshme holandeze Den Bosch, jo vetëm në ligën e përbashkët holanedezo-belge por tash edhe në FIBA Europe Cup. Si e vlerëson këtë start dhe çka tha Edoni, do ta mësojmë sonte në ASISTIN 466
Patjetër se pas vizitave parketeve vendore, me ASISTIN do të fluturojmë edhe nëpër parketet e ABA Ligës dhe Euroleagues kurse një pjesë e veçantë sonte i dedikohet fillimit të edicionit të ri në NBA.
Krej në fund vjen lajmi më ekskluziv dhe mysafiri special në ASIST: Gerti Shima
Çka ka për të thënë dhe cila është ekskluzivja e njërit prej basketbollistëve shqiptar më të suksesshëm të të gjitha kohëve, këtë do ta mësojmë sonte në ASISTIN 466.
Gjitha këto dhe shumë më tepër nën moderimin e Agon Fehmiut dhe Ulpiana Emrës me fillim nga ora 21:00 në Art Sport 1 dhe 10 minuta pas mesnatës mund në Klan Kosova, ju sjell ASISTI 466.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.